ShqipEnglish
Stafi PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Bordi

Stafi 
    
Sokol Berberi - Anëtar Themelues i Qendrës Elira Zaka - Drejtor Ekzekutiv i Qendrës
Ka shërbyer në parlament në vitet 1991-1998 në pozicionet e këshilltarit ligjor në Komisionet parlamentare dhe këshilltarit të Kryesisë. Anëtar i grupit hartues për Rregulloren e re të Kuvendit. I ngarkuar nga Kryesia, ka ndjekur në mënyrë aktive procesin e hartimit dhe miratimit të Kushtetutës. Pedagog i Teknikës Legjislative në Fakultetin e Drejtesisë. Gjatë vitit 1999 ka drejtuar një program për monitorimin e burgjeve dhe vendeve të paraburgimit, program i përbashkët i Komitetit Shqiptar të Helsinkit me Komitetin Hollandez të Helsinkit. Në Prill 2007 u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

Ka punuar në disa organizata ndërkombëtare, si PNUD, ORT/USAID, Catholic Relief Services. Ka punuar si redaktore letrare ne Shtëpinë Botuese Universitare. Punoi, gjithashtu, edhe si Koordinatore/Drejtore projekti për Koalicionin “Bashkë Kundër Trafikut të fëmijëve”, i përbërë nga 13 organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, aktive në luftën kundër trafikimit të fëmijëve. Që prej shkurtit të vitit 2000 punon në Qendrën e Studimeve Parlamentare. Që prej vitit 2000 është kryeredaktore e revistës “E drejta parlamentare dhe politikat ligjore”. Në prill të vitit 2007 u caktua Drejtore Ekzekutive e qendrës. Ka një eksperiencë të gjatë në hartimin, menaxhimin dhe drejtimin e shumë projekteve të Qendrës së Studimeve Parlamentare.
Perikli Polloshi - Anëtar Themelues i Qendrës
Rovena Pregja – Koordinatore projektesh e Qendrës
Ka shërbyer në parlament në vitet 1991-1994 në pozicionet e këshilltarit ligjor dhe kryekëshilltarit të komisioneve parlamentare. Anëtar i stafit teknik për hartimin e Kushtetutes së Shqipërisë. Pedagog në Shkollën e Magjistraturës për të drejtën kushtetuese.

Rovena Pregja – Koordinatore projektesh e Qendrës
Ka përfunduar studimet e larta në fakultetin e Drejtësisë (2001) dhe studimet pasuniversitare për Administrim Publik (2006). Ka punuar në sektorin publik, si Gjykata e Tiranës, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Ministri e Drejtësisë. Ka punuar në organizata ndërkombëtare si EURALIUS në pozicionin e asistentes ligjore. Që prej nëntorit 2007 punon në Qendrën e Studimeve Parlamentare në pozicionin e koordinatore projektesh. Ka eksperiencë në hartimin, koordinimin dhe menaxhimin projekteve të ndryshëm lidhur me sistemin gjyqësor dhe administratën publike, të zhvilluar nga Qendra e Studimeve Parlamentare.
Leon Shestani - Anëtar Themelues i Qendrës
 Irida Nikolla - Financiere e Qendrës

Ka shërbyer në parlament në vitet 1992-1999 në pozicionin e drejtorit të marrëdhenieve me jashtë, këshilltarit për marrëdheniet ndërparlamentare dhe sekretarit të delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë Parlamentare të KE-së dhe të OSBE-së. Qershor-Nëntor, 1999 këshilltar për marrëdheniet me jashtë dhe protokollin i Kryeministrit.
 Ka perfunduar studimet e larta per Administrim Biznesi ne Universitetin e New York Tirane (2007) dhe studimet pasuniversitare (MBA) ne Insitut Universitaire Kurt Bosch (2009).Ka punuar si financiere prane kompanise private Belleair Alb (2007-2009). Aktualisht eshte financiere prane Asseco See sh.p.k. Ka punuar ne organizata nderkombetare si GTZ  ne pozicionin e financieres administrative; ka experience si koordinatore projekti ne SIFE. Qe prej janar 2011 eshte financiere (part- time) prane Qendres se Studimeve Parlamentare. Ka eksperience ne pergatitjen e pasqyrave financiare, ne mbajtjen e kontabilitetit dhe pergatitjen e bilancit financiar.
Filip Lako - Anëtar Themelues i Qendrës
  

Ka shërbyer në parlament nga viti 1986-1998 në pozicionet: këshilltar i komisioneve parlamentare; kryekëshilltar; këshilltar i Kryesisë. Eshtë specialist në hartimin dhe procesin legjislativ.

  
Karmen Qineti - Anëtar Themelues i Qendrës
  
 
Ka shërbyer në parlament në vitet 1992-1997 në pozicionet e këshilltarit ligjor pranë komisioneve dhe këshilltarit të Kryesisë. Aktualisht, Drejtoreshë e Shkollës së Magjistraturës.
  
Kastriot Islami - Bordi Këshillues
  
Ish-Kryetar i Kuvendit, periudha 1991-1992, aktualisht deputet.