ShqipEnglish
Lindja e Idesë për krijimin e qendrës
PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Ngritja e QSP 

Zhvillimi dhe demokratizimi i institucionit të parlamentit përbën një nga drejtimet themelore të reformave institucionale në Shqipëri. Ky proces merr një rëndësi të vecantë, duke patur parasysh mënyrën se si është ndërtuar dhe rolin që ka luajtur ky institucion gjatë etapave të krijimit dhe të zhvillimit të shtetit shqiptar.

Anëtarët themelues, duke qenë se kanë punuar si këshilltarë në Kuvend për një kohë të gjatë, vendosen të krijojnë këtë Qendër për të ruajtur dhe zhvilluar traditën pozitive në këtë fushë si dhe për të dhënë një kontribut në praktikat parlamentare.

Qendra është krijuar si një organizatë jo qeveritare, pa qëllime politike. Anëtarët synojnë që nëpërmjet studimeve dhe analizave, duke shfrytëzuar dhe përvojën e perparuar në fushën parlamentare të vendeve të tjera, të influencojnë në mënyrë objektive në procesin e zhvillimit dhe modernizimit të jetës parlamentare.