ShqipEnglish
PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Projekt: Ankesat e qytetarëve ndaj gjyqësorit

“Ankesat e qytetarëve ndaj gjyqësorit, rritja e transparencës dhe përgjegjshmërisë së gjyqësorit kundrejt publikut”, është një projekt i financuar nga USAID/Albania (2007). Ky projekt synon nxitjen e përgjegjshmërisë dhe transparencës së sistemit gjyqësor nëpërmjet vendosjes së masave efektive për trajtimin e ankesave të qytetarëve dhe rritjen e pjesëmarrjes së publikut në verifikimet e gjyqësorit. Projekti synonte të ndikojë në përmirësimin e legjislacionit në lidhje me aksesin e qytetarëve në procesit e verifikimit gjyqësor. Ky pritet të rrisë informacionin e publikut në lidhje me procedurat dhe mënyrat e ndjekjes së ankesave ndaj gjyqtarëve dhe gjykatave, dhe në veçanti pjesëmarrjen e publikut dhe bashkëpunimin gjatë verifikimit të rasteve gjyqësore.

 
PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Projekt: Rritja e përgjegjshmërisë së deputetëve gjatë ushtrimit të mandatit të tyre nëpërmjet monitorimit të aktiviteteve dhe vendosjen e një Kodi Etik për deputetët

Rritja e përgjegjshmërisë së deputetëve gjatë ushtrimit të mandatit të tyre nëpërmjet monitorimit të aktiviteteve dhe vendosjen e një Kodi Etik për deputetët, një projekt i financuar nga Ambasada e SHBA in Tirana (2007-2008). Ky projekt kishte si qëllim rritjen e përgjegjshmërisë së deputetëve gjatë ushtrimit të mandatit të tyre nëpërmjet aktiviteteve monitoruese dhe vendosjes së një Kodi Etik për ta. Në një koncept më të gjerë projekti synonte zhvillimin e demokracisë parlamentare dhe rritjen e besimit të votuesve ndaj organit ligjvënës. Në përfundim të këtij projekti u hartua raporti përfundimtar mbi rritjen e përgjegjshmërisë së deputetëve gjatë ushtrimit të mandatit të tyre, një raport mbi analizën e legjislacionit mbi sjelljen dhe konfliktin e interesit të deputetëve dhe respektimin e detyrimeve përkatëse ligjore si dhe nevoja për një Kod Sjelljeje për deputetët.