ShqipEnglish
PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Projekt: Zëri i qytetarëve dhe e drejta kushtetuese e peticionit dhe ankesës, si një mjet i rëndësishëm në rritjen e përgjegjshmërisë së qeverisë
 
Zëri i qytetarëve dhe e drejta kushtetuese e peticionit dhe ankesës, si një mjet i rëndësishëm në rritjen e përgjegjshmërisë së qeverisë (vendosja e mekanizmave ligjore për plotësimin e kësaj të drejte kushtetuese), është një projekt i financuar nga Balkan Trust for Democracy (2008-2009). Ky projekt synon të rrisë përgjegjshmërinë e qeverisë dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në jetën publike dhe besimin e tyre ndaj institucioneve të shtetit nëpërmjet vendosjes së mekanizmave ligjore në respektim të të drejtës kushtetuese të peticionit dhe ankesës drejtuar institucioneve shtetërore. Aktivitetet e parashikuara në projekt do të ndikojnë në rritjen e njohjes së publikut mbi të drejtën themelore të peticionit; rritjen e përgjegjshmërisë së institucioneve publike për ti shërbyer sa më mirë publikut; rritjen e besimit publik drejt insitucioneve shtetërore dhe të sjellë qytetarët me afër me përfaqësuesit e tyre në qeveri dhe institucioneve publike.
 
PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Projekt: Monitorimi i zbatimit të detyrimeve ligjore për financimin e subjekteve zgjedhore në zgjedhjet parlamentare 2009 

Monitorimi i zbatimit të detyrimeve ligjore për financimin e subjekteve zgjedhore në zgjedhjet parlamentare 2009, është një projekt i financuar nga Fondacioni Soros (2009). Ky projekt synon rritjen e transparencës dhe besimit të publikut tek subjektet zgjedhore nëpërmjet monitorimit të detyrimeve ligjore për financimin e këtyre subjekteve. Projekti që propozohet do të adresojë krijimin e procedurave, sa më korrekte dhe të plota, për të parandaluar shmangien nga kërkesat ligjore dhe shkeljen e barazisë në fushatë; krijimin e mekanizmave për monitorimin dhe transparencën e këtyre fiancimeve gjatë fushatës zgjedhore; monitorimin e sjelljes së subjekteve zgjedhore dhe respektimin e detyrimeve ligjore gjatë fushatës zgjedhore. Do të krijojë një bërthamë dhe eksperiencë monitorimi të këtij komponenti të fushatave zgjedhore, e cila si një vlerë në shoqërinë civile do të përdoret dhe zhvillohet në zgjedhjet e ardhshme edhe për monitorime të tjera që kanë objekt financimin e jetës politike.
 
PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Projekti: Projekti Score Card
 
Sipas opinionit të Qendrës së Studimeve Parlamentare, promovimi i transparences dhe pergjegjshmërisë në shoqërinë shqiptare fillon me institucionin e Kuvendit. QSP promovon transparencën në lidhje me aktivitetin e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në sesionet plenare, mbledhjet e komisioneve si dhe zyrat e deputetëve nëpërmjet advokimit mbi procedurat e njohjes se publikut mbi votimin individual të deputetëve në cdo legjislature. Cdo deputet duhet kuptojë detyrimin për t’i raportuar zgjedhësve përmbushjen e premtive elektorale si dhe detyrimeve të tij gjatë ushtrimit të mandatit të deputetit. Të gjitha përpjekjet tona të përbashkëta duhet të shkojnë drejt këtij qëllimi.
 
PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Projekt: Rritja e transparencës së parlamentit shqiptar
 
Rritja e transparencës së parlamentit shqiptar, është një projekt i financuar nga National Endowment for Democracy, USA (2008-2009). Qëllimi i këtij projekti është të vijojë botimin e Revistës “E drejta parlamentare dhe politikat ligjore”, për përhapjen e informacionit dhe rritjen e transparencës së parlamentit, inkurajimin e një debati teorik dhe shkencor mbi të Drejtën Parlamentare, nëpërmjet një refleksioni të vërtetë dhe objektiv mbi aktivitetet legjislative dhe debatin politik; shërbimin ndaj shoqërisë civile nëpërmjet sigurimit të rrugëve për pjesëmarrjen në praktikat parlamentare, dhe bërjen të njohur ambientin politik shqiptar me çështjet politike të diskutuara në nivel ndërkombëtar. Revista e Drejta Parlamentare dhe Politikat Ligjore mbush një boshllëk të madh në informacionin mbi parlamentin duke botuar përmbledhje të ligjeve të miratuara së fundi dhe të siguruarin e barabartë, me mbulim të plotë të debatit politik në Parlament.